Qeveria miraton Ligjin e Amnistisë, Ministria e Drejtësisë mohon raportimet për dorëheqjen e Llogës

Ligji i Amnistisë i përgatiur nga Ministria e Drejtësisë është miratuar në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur këtë pasdite. Lajmin e kanë konfirmuar për tv Shenja nga Ministria e Drejtësisë, prej nga kanë hedhur poshtë gjithashtu raportimet e publikuara nga disa media se ministri i Drejtësisë Krenar Lloga do të japë dorëheqje pasi që kishte sinjale se ligji nuk do të miratohej nga ekzekutivi i vendit.

Nga ministria kanë deklaruar se Lloga është në krye të punëve dhe se do të çojë përpara procedurën për miratimin e plotë të Ligjit, i cili siç është thënë vazhdimisht nga Ministria, nuk ka për qëllim që të shërbejë për të falur asnjë funksionar të dënuar për kurrupsion dhe për vepra të rënda kriminale.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo