PSG shënon fitore të pastër ndaj Borussia Dortmundit

Paris Saint-Germaini e ka nisur me fitore sezonin e ri në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique mposhti sonte Borussia Dortmundin.
Ndeshja e zhvilluar në “Parc des Princes” përfundoi me rezultatin 2:0, me të dy golat që u shënuan në pjesën e dytë.
Kylian Mbappe (49’ nga penalltia) dhe Achraf Hakimi (58’) ia dhuruan fitoren parisienëve.

Pas xhiros së parë në Grupin F, Paris Saint-Germaini prin me tri pikë, teksa Borussia Dortmundi është i fundit dhe pa pikë.

Pozita dy dhe tre i ndajnë Milani e Newcastle United me nga një pikë.