Merkatoja e verës ka mbaruar por për PSG merkatoja e vërtetë sapo ka filluar. Klubi parizien ka nisur menjëherë punën për të gjetur një mundësi rinovimi për Kylian Mbappe, i cili hyn në sezonin e fundit të kontratës që e mban të lidhur me francezët.
Për të mos e humbur në verë pa përfituar asnjë qindarkë, presidenti Al-Khelaifi ka gati ofensivën për ta bindur sulmuesin dhe ajo është e thjeshtë, më shumë para në xhepat e numrit 10. Ai shpenzoi plot 400 milionë euro për të forcuar skuadrën dhe 600 milionë të tjera ia ka premtuar vetë lojtarit për të hedhur firmën në kontratën e re 2+1.
PSG ka larguar Neymar dhe Messin e ka afruar dy miqtë e Mbappe, Dembélé e Kolo-Muani, ndërsa momentalisht Kylian është përfshirë sërish në grup. Zëra të ndryshëm konfirmojnë faktin se bisedimet kanë nisur për të gjetur një rrugë të mesme në mënyrë që asnjë prej palëve të mos dalë e humbur nga kjon situatë.