Presidenti i La Liga: Do të doja që Messi ta mbyllte karrierën te Barcelona, do ishte më mirë për të gjithë
Teksa të gjithë futbolldashësit anë e mbanë botës prisnin rikthimin e “pleshtit”, Lionel Messi, te Barcelona e tij e dashur, 7 herë fituesi i “Topit të Artë” vendosi të largohej nga futbolli evropian, për t’u transferuar te skuadra amerikane e Inter Miami.
Për kalimin e “pleshtit” në MLS, disa fjalë i ka thënë dhe Presidenti i kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga, Javier Tebas, i cili për mediat u shpreh se dëshironte që Messi të qëndronte dhe përfundonte karrierën e tij në Spanjë.
“Messi e përfundoi karrierën e tij jashtë La Liga-s sepse Leo dhe Barcelona nuk ranë dakord. Do të doja që ai të qëndronte dhe të përfundonte karrierën e tij në Spanjë. Do të ishte më mirë për të, për mua dhe për Barcelona-n”,- u shpreh për mediat “numri 1” i La Liga