Prapaskenat e merkatos, Kane dëshironte United, “djajtë” lanë anglezin për “vikingun”

Merkatoja e verës rezultoi të ishte spektakolare këtë vit, me shumë lojtarë të mëdhenj që ndryshuan klubet e madje pati dhe nga ata qe e lan Evrpoëm për të shkuar me një pagë shumë më të lartë në Arabinë Saudite

Një ndër lëvizje më të bujshme ishte padyshim kalimi i “bomberit” anglez, Harry Kane nga skuadra e Tottenham drejt “bavarezëve” gjermanë të Bayern Munich, mirëpo Bayern nuk ishte lëvizja e dëshiruar nga lojtari.

Anglezi ishte prej kohësh objekiv i “djajve të kuq” të Manchester United, klub për të cilin “bomberi” ishte i gatshëm të priste dhe 1 vit tjetër te Tottenham, si dhe të refuzonte “bavarezët”, mirëpo, “djajtë” siguruan shërbimet e danezit, Rasmus Hojlund dhe vetëm pak ditë më pas, Kane kaloi te “bavarezët”