Nga Skënder Sadri KAPITI
Politika shqiptare është politikë antivlerash, është antipatriotike, antidemokratike, amorale, e pabesë, hipokrite, mashtruese e cila promovon servilizëm, egoizëm, korrupsion, hajni e papërgjegjshmëri;politikë që vuan nga kompleksi i inferioritetit deri në atë shkallë sa që politikanët shqiptarë sapo reralizojnë qëllimet dhe interesat e veta, sapo ngjiten lart dhe arrijnë në majat e politikës e të pushtetit ata braktisin, harrojnë dhe injorojnë besnikët dhe mbështetësit e vet që e mbështesnin dhe e pëkrahnin në ditët kur ata kishin aq shumë nevojë për ta.
Sapo politikani shqiptar realizon egoizmin e tij tinzar për të kapur postin e kryetëparit,kryeministrit, deputetit, drejtorit,kryebashkiakut menjeherë shpëthen dhe i zbulohet karakteri i vërtetë i tij që është MOPSMIRËNJOHJA (MOHIMI I KONTRIBUTEVE DHE I VLERAVE TË TË TJERËVE ) e cila është poshtërsia më e madhe njerëzore.
Zhgënjimi më i madh për moralitetin dhe intelektualitetin e vërtet profesionist, akademik e patriorik; zhgënjimi më i madh per personalitetin dhe dinjitetin njerëzor është injorimi, mohimi dhe tradhtia që atyre u bën politika. Dhe prandaj intelektualët shqiptarë nuk aktivizohen në politikë sepse ata i kërcënon, i përjashton dhe i persekuton injoranca, halabakëria, korrupsioni, seërvilizmi, paaftësia dhe harbutëria politike kur këto të fundit marrin kompetencat e politikanit, shtetarit, dijetarit, gjyqtarit, profesorit etj.
Dhe a nuk i verteton koha dhe realiteti këto që i citova më lart si kartaktere për politikën dhe për politikanët shqiuptar?
Kur koha nxjerr në pah, në dritë dhe në publik ato që nuk diheshin dhe nuk kishte informacion; kur koha dhe drejtësia nxjerrin në dritë fakte dhe argumente që vertetojnë anën tjetër të medaljes, të vërtetat e padëshiruara dhe të fshehtat korruptive e të pandershmërive, mashtrimet e tradhtitë e politikës, shtetarit, pushtetarit e politikanit atëhere edhe opinioni ndryshon duke reflektuar, braktisur dhe ndëshkuar politikën,korrupsionin dhe bartësit, ortakët e ortakërinë me ta.
Edhe ata të cilët heshtin, nuk kundërshtojnë dhe rrinë indiferent karshi të vërtetave të dëmshme dhe dëmqarëve, si dhe fanatikët që mbrojnë mekatarët e zullumqarët, atëhere edhe ata janë fajtorë dhe mëkatarë njolloj si ta.
Dhe pikërisht koha seleksionoi të vërtetat dhe i nxori ato në dritë. SHBA që gjithmonë shkojnë paralel me kohën dhe gjithmonë në anën e saj të vijimësisë drejt së ardhmes, dhe ishin SHBA-të ato të cilat ndihmojnë shqiptarët që të kapin kohën e humbur dhe të ecin me kohën përpara; ishin SHBA-të që i ndihmuan dhe i ndihmojnë shqiptarët për shtetin modern ,për integrimin,për VETTING-un dhe me sanksionet non grata. Dhe me kohën e me SHBA-të janë shqiptarët pasi SHBA japin besim e shpresë shqiptarëve se Shqipëria me ndihmën e tyre bëhet sepse ato janë mbështetësit më të besueshëm dhe si shpresë e madhe për ndryshimin, si partneri më i besueshëm SHBA-të, mbështetës të SPAK-ut, është për Veting-un e politikës dhe shtetit e demokracisë shqiptare,
Ky realitet që kërkon ndryshimin është në antitezë me të vjetrën politike penguese, bllokuese, korruptive, egoiste dhe e interesit vetëm personal pasi politika e vjetër shqiptare, politikanët dhe partitë politike shqiptare nuk kanë apo kanë pak moral, nuk kanë ndjesi humane, nuk kanë sinqeritet me publikun, as për kombin e as atdheun.
E vjetra është një politikë deficitare e madhe për vlera e virtyte.
Politika e vjetër shqiptare është e pabesë, intrigante; është politikë e korruptuar dhe e interesuar verbërisht vetëm për përfitime e interesa personale; është politikë egoiste e cila përjashton talentin dhe meritën; është politikë pazaresh e matrapazlleqesh e cila punon korruptivisht dhe pandershmërisht kundër popullit, ligjit e demokracisë.
Duke qenë e tillë prandaj edhe Shqipëria mbeti në udhëkryq, e zhytur në korrupsion, e pa zhvilluar dhe e paintegruar. Duke qenë këto tiparet e politikës shqiptare,këto janë edhe shkaqet se përse Shqipëria sot është akoma në krizë e udhekryq prej 32 vitesh tranzicion.
Me politikë dhe prej politikës së vjetër në Shqipëri kanë përfituar hajnat, të korruptuarit, amoralët, të pamerituarit, injorantët, servilët dhe mashtruesit e keqbërësit politik e publik që kanë qenë në krye të politikës dhe që kanë qenë e janë në krye të Partive politike si dhe pushtetarët e shtetarët që kanë kapur e rrëmbyer vulë e poste shtetërore.
Politika vazhdimisht dhe pandërprerë duhet t’i nënshtrohet Vetting-ut, ku si Vetting parësor është ndëshkimi i korrupsionit nga drejtësia pa marrë parasysh politikën dhe statusin e personave VIP që kanë rekorde krimi e korrupsioni; dhe Veting-u dytë është Vetting-u politik që është ai i cili nuk u jep as shansin dhe as mundësinë për të arritur lart në politikë,në pushtet e në shtet halabakëria, injoranca, krimi dhe të korruptuarit.
Aktualisht sot Shqipëria dhe shoqëria shqiptare ndodhet në udhëkryq prej korrupsionit. Korrupsioni është shtrirë thëllë e gjërë dhe është vështirë që ai të luftohet, pastrohet e të cmontohet.
Shoqëria dhe njerëzit duhet të ndërgjegjsohen , të mos mashtrohen e mos të mbështesin, por të rrinë gjithmonë vigjilent dhe në rastin kur zbulohet hipokrizia, mashtrimi e djallëzia, korrupsioni dhe qëllimi i mashtruesve politik e publik, demokracia nuk duhet të vonohet por duhet t’i ndëshkojnë e t’i braktisë ata, t’i shfronësojë nga pushteti e autoriteti dhe jo si në Shqipëri që politika e vjetër ka 32 vite që zhagitet dhe vetëm sa përkeqëson , bllokon e pengon.
Demokracia nuk duhet t’u qëndrojnë besnik mashtruesve politik e publik, por në rastin sapo t’i mësohen tradhtitë e pabesitë e politikes, demokracia duhet t’i tradhtojnë ata, pra duhet që të “tradhtohet” tradhtia.
Opinioni dhe votuesit tashmë duhet të ndërgjegjsohen dhe të orientohen drejt, duhet të zgjedhin dhe t’i besojnë një elite të re politike, duhet të tregohen vigjilent dhe të mos vazhdojnë të mbeten pre e atyre të cilët i kanë mashtruar dhe që i kanë përdorur si material njerëzor për interesa e për përfitime personale.
Antivlerat e politikës shqiptare janë korrupsioni, egoizmi dhe inteteresi i verbër personal. Dhe kjo politikë ka infektuar rëndë shoqërinë shqiptare aq sa edhe pjesa më e ndershme, me fisnike, patriotike dhe moralisht e shëndetshme nuk ka më besim, madje nuk ka besim as te ata elitarët e rinj të politikës sepse i paragjykon sipas praktikës dhe kulturës negative që ka injektruar politika e vjetër se: ata që merren me politikë shohin dhe synojnë që me politikë të pasurohen e të bëhen milionerë; me politikë synohet të fitohet vetëm privilegj si shans i artë për pasurim të shpejtë e te paligjshëm; me politikë fitojnë vetëm politikanët dhe akrabaja familiare e fisnore e tyre; me politikë dhe prej politikës fitojnë të korruptuarit dhe madje prej politikës u jipet shansi që të fitojnë e të korruptiohen edhe ata të cilët sapo të kapin postin e deputetit, ministrit,drejtorit , administratorit e të dikushit brënda dhe pranë oborrit të pushtetit.