Policia bastis një shtëpi në Shkup, arrestohet dileri i drogës (FOTO)

Sot policia e Shkupit nga Njësia për trafikim të paligjshëm të narkotikëve, kanë bastisur një shtëpi në Shkup, me çrast janë gjetur marijuane, drogë dhe një sasi e madhe e parash, përcjell TS.

“Sot (01.09.2023) në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB Shkup – Njësia për trafikim të paligjshëm të narkotikëve, pasi paraprakisht kanë marrë informacione operative dhe një urdhër të siguruar gjyqësore nga Gjykata Themelore Penale Shkup, kanë bastisur shtëpinë e D.D. (32) nga Shkupi. Gjatë kontrollit u gjetën 30 qese me marijuanë dhe 6 qese me lëndë pluhuri të bardhë, si dhe një sasi e madhe parash. Personi arrestohet dhe dërgohet në stacion dhe pas dokumentimit të ngjarjes ndaj tij do të bëhet kallëzim penal përkatës me procedurë të shpejtë në prokurorinë kompetente”, thuhet në raportin e MPB-së.

Policia bastis një shtëpi në Shkup, arrestohet dileri i drogës (FOTO)