“Plumbi i Artë”, avokati në Gjykatë/ Alban Bengasi u arrestua në Rinas, pagoi 120 mijë euro për vrasjen e ish-gruas

Seanca për avokatin Alban Bengasi të arrestuar dy ditë më parë në Rinas ka nisur prej orës 12: 00 në Gjykatën e Posaçme, seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura, për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar më herët masën e sigurisë “arrest me burg” për Alban Bengasin, i shpallur në kërkim në sajë të operacionit “Plumbi Artë”.

Nga hetimet ka rezultuar se Bengasi ka folur me Dumanin në lidhje me vrasjen e bashkëshortes së tij duke i dhënë 120 mijë euro. Bengasi i kërkonte Dumanit që të ushtron edhe dhunë ndaj ish-bashkëshortes, raporton gazetari i ABC News, Ermal Vija.

Avokati është arrestuar vetëm dy ditë më parë në Rinas, teksa u kthye nga Dubai. Ai do të përballet me akuzat e dhunës në familje në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Sot do të jetë Gjykata e cila pritet të vlerësojë masën e sigurisë e dhënë në mungesë për Bengasi dhe më pas të shohim vendimin final.r.t/abcnews.al