Plas në Kuvend/ Deputetja Stojanoska akuzon Mariçiqin se i dërgoi puthje

Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanoska në Kuvend e ka akuzuar zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq se i ka dërguar puthje dhe ja ka bë me sy nga ulësja e tij në Kuvemd.

“Si ju, ju jeni një turp, një tmerr. Lërini t’ju fotografojnë duke dërguar puthje. E lashë njërën. Kështu mund të silleni vetëm në shtëpi, puthni dhe shkelni syrin vetëm në shtëpi, zv.kryeministër”, filloi të bërtasë Stojanovska nga foltorja, pas së cilës u bë bujë e madhe.

Nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski, i cili drejtoi seancën për pyetjee parlamentare, u përpoq të qetësonte situatën.

“Dafina duro…, Dafina duro…. “Ulu”, i tha ai.

Stojanoska dhe disa deputetë të tjerë më pas erdhën te Misovski dhe reaguan, pas së cilës ai e lejoi sërish Stojanoskën të flasë.