“Përsëri së bashku” – Lionel Messi kthehet me buzëqeshje në Argjentinë

Pas një fillimi shpërthyes në MLS me Inter Miami, Lionel Messi është ribashkuar me shokët e skuadrës që fituan Botërorin me Argjentinën

Pasi ka arritur në Argjentinë për të luajtur me Kombëtare, kapiteni i Inter Miami ka shpërndarë disa foto në Instagram bashkë me një legjendë ku ka shkruar “së bashku përsëri”.

Atij i janë bashkuar Emiliano Martinez, Alexis Mac Allister dhe Lisandro Martinez në kampin stërvitor, me Messi që qartë është i kënaqur që është bashkuar me futbollistët që i udhëhoqi për ta fituar Botërorin në Katari 2022.
Fushata e Argjentinës për t’u kualifikuar në Botërorin e vitit 2026 që mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë filon të enjten me një ndeshje kundër Ekuadorit, Derisa Messi ka folur fillimisht për faktin që ai pret të pensionohet para se të fillojë kampionati, ai duket i përkushtuar që ta dërgojë Kombëtaren e tij atje, pasi që ai ka udhëtuar drejt Kombëtares edhe pse MLS nuk ka pushim.

Megjithatë, ky është një lajm i keq për fansat amerikan pasi që kapiteni i Argjentinës mund t’i humbasë disa ndeshje me Inter Miamin si rezultat i kësaj.

Më shumë gjasë Inter Miami do të jetë pa yllin e tyre për dy ndeshje: ndeshjen në shtëpi kundër Sporting Kansas City që luhet më 9 shtator dhe ndeshja jashtë kundër Atlanta United në vikendin e ardhshëm.

Trajneri Gerardo ‘Tata’ Martino do të shpreson që ata që nuk janë me Messi për të luajtur me Kombëtare të bëjnë ndeshje të mira dhe të fitojnë gjatë kohës sa mungon Messi.