Shkruan: Medai Shaholli
‘Uji fle hasmi nuk fle’, thotë një fjalë e urtë e cila paraqet një këmbanë alarmi për gjithë shqiptarët kudo që janë se përpjekjet e çetnikëve të Beogradit për ta gllabëruar veriun e Kosovës nuk kanë rreshtur që nga çlirimi i saj më 1999 e deri më sot.
Pas dështimit të aksionit të madh të dhe agresionit të bandave terroriste në veri. ku u tërhoqën me turp ‘nën besën e KFOR-t’, ata si duket nuk kanë hequr dorë nga agresioni për t’u rikthyer një ditë dhe për t’u përballur me forcat speciale të Kosovës, si një përpjekje të radhës për ta pushtuar veriun e Kosovës.
Mësimi i mirë që morën nga forcat speciale të Kosvës si duket nuk i ka mbushur me mend kokat e nxehta të Beogradit, të cilët njohin vetëm gjuhën e forcës.
Ndaj, është imperativ i kohës që qeveria e Kosovës të përgatitet në të gjitha fushat e mbrojtjes dhe sigurisë, ku gatishmëria e forcave speciale të mbetet në nivelin më të lartë, për çfarëdo rreziku që do t’i kanoset veriut të Kosovës nga agresorët çetnikë të Beogradit.
Rreziku nuk ka kalur ende, ndaj opozita dhe pozita duhet të flasin dhe të veprojnë si një trup i vetëm në mbrojtje të pavarësisë dhe integritetit territorial të Kosovës.
Vend për justifikime të panevojshme nuk ka, prandaj, si qeveria dhe opozita për hir të ruajtjes dhe mbrojtjes së pacënueshmërisë së integritetit territorial, janë të detyruara të flasin me një zë para bashkësisë ndërkombëtare.
Ata duhet t’i lënë mënjanë menjëherë inatet brenda tyre duke i bërë kurban interesat e ngushta partiake, për hir të interesit kombëtar, të mbrojtjes së pavarësisë nga agresioni serb.
Vazhdimi i debatit dhe grindjet politike mes tyre do të bëhen në një kohë tjetër.
Sot është koha e bashkimit, pavarsisht bindjeve politike dhe interesave partiake, shqiptarët anembanë trojeve etnike duhet të flasin me një zë, në mbrojtje të qeverisë së Kosovës dhe pavarsisë së saj!
Çdo shmangje nga kjo rrugë e drejtë dhe parimore e mbrojtjes dhe e ruajtjes së sovranittit të Kosovë na shpie drejt tradhtisë kombëtare!