Të paktën tetë persona vdiqën dhe dy të tjerë u zhdukën pas vërshimeve të fundit në Meksikë.
Trupat e disa viktimave u raportuan se ishin gjetur disa metra në drejtim të rrymës nga ku u zhdukën pranë Autlan në shtetin perëndimor të Jalisco.
“Tetë persona janë raportuar të vdekur deri më tani dhe përpjekjet e kërkimit vazhdojnë për të gjetur dy persona të tjerë”, tha shërbimi i mbrojtjes civile të Jalisco në një deklaratë të hënën në mbrëmje, transmeton Klankosova.tv
Juan Ignacio Arroyo Verastegui, një zyrtar lokal i mbrojtjes civile, i tha AFP se shpyllëzimi dhe një zjarr në fillim të këtij viti shkaktuan dëme të konsiderueshme në zonën e pyllëzuar dhe mund të kishin kontribuar në përmbytjet e shpejta.
Dhjetra punonjës shpëtimi u vendosën në zonë për të kërkuar për të zhdukurit, thanë autoritetet.
Meksika goditet rregullisht nga përmbytjet dhe stuhitë tropikale.
Ndërkaq, shkencëtarët thonë se ndryshimi i klimës po rrit rrezikun e shiut të dendur sepse ajri më i ngrohtë mban më shumë lagështi