Përfundon takimi i Kurtit me Borrellin e Lajçakun

Ka përfunduar takimi i dytë i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ndërmjetësuesit e BE-së, përfaqësuesit të lartë Josep Borrell dhe emisarit për dialogun, Miroslav Lajçak.

Pak orë më parë u mbajt takimi trepalësh mes kryeministrit Kurti, presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe ndërmjetësuesve Borrell e Lajçak.

Temë e takimit trepalësh është zbatimi i Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, e arritur gojarisht mes Kurtit dhe Vuçiqit në muajin shkurt.