Për vrasjen e një 10-vjeçareje, arrestohen babai, njerka dhe xhaxhai i saj

Babai, njerka dhe xhaxhai i një vajze 10-vjeçare, janë arrestuar si të dyshuar për vrasjen e saj në Angli.

Ata u prangosen pasi u kthyen nga Pakistani në Britaninë e Madhe, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Babai i viktimës, i cili është 41-vjeçar, njerka e saj 29-vjeçare, dhe xhaxhai i saj 28-vjeçar, janë në paraburgim dhe do të intervistohen.

Trupi i 10-vjeçares ishte gjetur në shtëpinë e saj në Woking më 10 gusht.
Tre të dyshuarit u larguan nga Anglia për në Pakistan, një ditë para se policia të gjente trupin e të ndjerës.

Një ekzaminim i trupit të saj pas vdekjes u zbulua se ajo kishte pasur lëndime të shumta dhe të gjera.

Nëna e viktimës është informuar për zhvillimet e fundit, tha policia.