Pep Guardiola, Xavi, Luciano Spalletti dhe Ange Postecoglou prin në listën e FIFA-së për trajnerin më të mirë
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola është favorit kryesor për të fituar çmimin “Trajneri më i mirë për Meshkuj” të FIFA, pasi që fitoi tripletën me klubin e tij
Nominimet për Trajnerin më të MIrë janë shpalosur sot me fituesin e tripletës, Pep Guardiola që është favorit i padiskutuar për ta fituar atë.
Në listë është përfshirë edhe trajneri i Barcelonës, Cavi Hernandez, i cili ka fituar titullin në ligë në sezonin e parë të drejtimit të klubit të tij, derisa i nominuar është edhe trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ish trajneri i Napolit, Luciano Spalleti dhe Ange Postecoglou i cili fitoi tripletën me skuadrën e Celtic sezonin e kaluar dhe tani menaxhon skuadrën e Tottenham.
Guardiola bëri historinë sezonin e kaluar, duke u bërë trajneri i parë në histori që e fiton tripletën me dy skuadra të ndryshme pasi që udhëhoqi Manchester City që të fitojë dy tituj në Angli dhe një jashtë saj.
Trajneri i City ishte në garë edhe në vitin 2022 për këtë çmim, por e humbi atë pasi që përfundoi pas trajnerit të Argjentinës, Lionel Scaloni që e fitoi çmimin kryesor pasi fitoi Botërorin në Katar.
Votimi është i hapur dhe për herë të parë edhe tifozët mund të votojnë për trajnerin e tyre të preferuar në faqen e FIFA-së.