Pasi bëri lëmsh rrjetin, Mozzik tregon se a është arrestuar Getinjo

Mozzik i pëlqen të bëjë lëmsh rrjetin dhe kështu ka bërë edhe sot.

Një postim i tij ngriti aludime se vëllai i tij, Getinjo, është arrestuar. Reperi ndau në Instagram një foto të Getinjos duke shkruat:

“Liri për Getin. Shihemi së shpejti vëllai im, dashtë Zoti”.

Getinjo nuk gjendet në asnjë nga rrjete sociale dhe llogaria e tij në Instagram është deaktivizuar.

Mirëpo, i pyetur nga “IndeksOnline” ai e ka mohuar lajmin duke thënë se është i pavërtetë dhe se Getinjo nuk është arrestuar.

Nuk e dimë se çfarë i ka ndodhur atij por me siguri dimë se është i lirë.