Pas tri humbjeve rresht, fiton Manchester United

Pas tri humbjeve rresht, dy në Premier Ligë dhe një në Ligën e Kampionëve, Manchester United ka arritur që të fitojë sonte kundër Burnley. Bruno Fernandes (45’) shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje

Manchester United me në fund i është kthyer fitoreve pas tri humbjeve rresht.

Futbollistët e Erik ten Hag kanë arritur një fitore të vështirë në udhëtim në Burnley ku kanë fituar ndaj skuadrës vendase me rezultat 1-0.

Zeki Amdouni (Burnley) bëri sulmin e parë në drejtim të portës së Onanas në minutën e 10-të, ku goditja e tij me kokë përpak sa nuk përfundojë në rrjetë dhe Onana mezi arriti ta prit këtë.

I njëjti lojtar në minutën e 17 arriti që ta godasë shtyllën derisa United shpëtoi pa pësuar gol.

United pas këtij rasti do ta kontrollonte ndeshjen, madje në minutën e 25 u mendua që Djajtë e Kuq kaluan edhe në epërsi.

Johnny Evans bëri një goditje të fortë me kokë dhe shënoi por pas shikimit të VAR goli u anulua për shkak të pozitës jashtëloje.

United do të shënonte në minutën e 45.

Johny Evans bëri një krosim të mahnitshëm nga gjysma e fushës së Manchester United, të cilin krosim e lexoi Bruno Fernandez dhe shënoi për rezultat 0-1 një gol të bukur me vole.

Në pjesën e dytë të dy skuadrat nuk kishin pothuajse asnjë rast serioz për të shënuar me United që diti ta menaxhojë rezultatin dhe të marrë tri pikë në këtë ndeshje pas tri humbjeve radhazi.

Fitorja bën që United të kenë 9 pikë nga gjashtë xhiro në Premier Ligë, ku kanë fituar në tri dhe tri të tjera i kanë humbur.  Burnley në anën tjetër mbetet skuadra më e dobët në Premier Ligë këtë fillim sezon duke u fundosur në vendin e fundit me vetëm 1 pikë.

Burnley në ndeshjen e radhës do të këtë punë me Salford Cityn në kuadër të rrethit të tretë të Kupës Carabao apo Ligës kurse United do të këtë një përballje me skuadrën e Premier Ligës po ashtu në Kupën Carabao, Crystal Palace.