Fjolla Morina duket se do të rikthehet në muzikë pas një faze të rëndë në jetën e saj.
Këtë e ka thënë një mik i saj, i cili ka hedhur foto me Fjollën duke paralajmëruar se ajo do të rikthehet së shpejti.
Kujtojmë se Fjolla Morina muajve të fundit nuk shfaqej mirë në rrjete sociale, duke përmendur emra të ndryshëm dhe duke zbuluar, sipas saj ‘sekrete’.
Megjithatë, ajo mori trajtimin e duhur në spitalin psikiatrik dhe tashmë gjendja e saj është përmirësuar, madje Fjolla ka hapur edhe dyqanet dhe po vazhdon biznesin.