Pas arrestimit të mjekut nën dyshimin “marrje të ryshfetit” në QKUK, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka dhënë disa detaje pas arrestimit të mjekut me inicialet S.D, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “marrje e ryshfetit”, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 11:05, në Prishtinë.

Tutje në raport bëhet e ditur se nga i dyshuari në cilësi të provave janë sekuestruar një shumë e të hollave, një telefon celular si dhe disa pajisje mjekësore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale marrje e ryshfetit. Nga i dyshuari në cilësi të provave janë sekuestruar një shume e te hollave, një telefon celular si dhe disa pajisje mjekësore”, thuhet në raport.