Në rrjetet sociale janë shfaqur pamjet e një meteori duke kaluar mbi Turqi, shkruan “Independent”.
Një nga fotot është realizuar teksa drejtonte një makinë dhe tregon kalimin e një topi drite që për një çast bëri qiellin jeshil.
Një pamje tjetër tregon një djalë në shesh lojërash për fëmijë teksa qielli pas tij bëhet i gjelbër ndërsa kalon një meteor.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë dhe regjistrimet janë bërë mbi qytetin e Erzurumit dhe provincën Gumusane në Turqinë lindore.
Mediat e huaja raportojnë se drita e pazakontë në qiell besohet të jetë shkaktuar nga një meteoroid që hyri në atmosferën e sipërme të Tokës dhe u nxeh nga fërkimi.
#göktaşı Gümüşhane – Erzincan yolu üzeri araç kameramdan 😮 pic.twitter.com/qJQEXY8pfb
— Habip KAZAN (@Habip785) September 2, 2023
Gökyüzüne dikkat 👁️ #erzurum #meteor #gökyüzü pic.twitter.com/mKkLIv9LGv
— onurkacmaz (@onurkacmaz) September 2, 2023