Osmani për organizimin e Lojërave Olimpike Mesdhetare në Prishtinë: Triumf i jashtëzakonshëm i sportit kosovar
Presidentja Vjosa Osmani e ka mirëpritur vendimin për organizimin e Lojërave Olimpike Mesdhetare në Prishtinë.
Osmani ka thënë se ky është një triumf I jashtëzakonshëm I sportit Kosovar.
“Triumf i jashtëzakonshëm i sportit kosovar!
Kosova do të organizojë Lojërat Mesdhetare 2030 duke i hapur dyert për 26 shtete nga tri kontinente dhe afër 5 mijë sportistë.
Përgëzime për Komitetin Olimpik të Kosovës dhe të gjitha institucionet e Kosovës të angazhuara në këtë arritje të madhe.
Pa dyshim se Lojërat Mesdhetare do të jenë frymëzim për shumë të rinj e të reja, si dhe për sportistët kosovarë që të prekin majat e suksesit!”, ka shkruar Osmani në një postim në “Facebook”.