Olsi Bylyku reagon pas intervistës së Egli Takos

Intervista e fundit e Egli Takos, krijoi një zhurmë të madhe në shtypin rozë.

Ndër deklaratat e shumta të Eglit, njëra prej tyre surprizoi publikun dhe bëhet fjalë për faktin se Egli ka vendosur të shkëputet nga muzika por ende nuk është e qartë nëse do të jetë një shkëputje e përhershme apo e përkohshme.

E pyetur nga Erjola se çfarë po ndodh me muzikën, Egli është përgjigjur: “Me thënë të drejtën me muzikën kam vendosur të bëj një shkëputje. Nuk e di ende nëse do të jetë një shkëputje e përhershme apo e përkohshme. Nuk e di ende as vet sepse ndoshta më vonë ndryshoj mendim por momentalisht dua të shkëputem pasi çdo lloj projekti që unë mund të bëj në këtë moment, do interpretohej si shfrytëzim i momentit dhe se çdo projekt muzikor do keqpërdorej për shkak të situatës që ndodhem dhe do të merrej si një dedikim, gjë që nuk më pëlqen”.

Nga ana tjetër, Olsi Bylyku ka ardhur me disa projekte të reja muzikore, të cilat kryesisht merren si një dedikim për ish të dashurën së tij dhe duket se për këtë Olsi ka një përgjigje.
Ditën e djeshme, aktori njëherësh edhe këngëtar, ka shpërndarë disa postime në profilin e tij të Instagramit, ku ka sqaruar njëherë e mirë se këngët e publikuara në fakt nuk janë një dedikim për Eglin dhe se ai nuk ka përfituar aspak nga kjo situatë.

Teksa ka publikuar disa “screeenshot” të këngëve të tij, të shënuara edhe me data, Bylyku ka shkruar: “Që domethënë balada kemi bërë edhe më parë”, duke iu referuar kështu deklaratës së Eglit se nuk dëshironte të publikonte asnjë këngë sepse do merrej si një dedikim për Olsin dhe se nuk dëshironte të përfitonte nga situta momentale.

Në intervistën e saj, Egli ka rrëfyer gjithashtu se pas ndarjes nga Olsi, ajo ka patur disa ngacmime nga djemtë e showbiz-it, duke mos zbuluar asnjë emër në veçanti por që thjesht Tako i ka njoruar. E pyetur sa i përket angazhimeve televizive, Egli është përgjigjur se ka marrë një ftesë nga produksioni për të qenë pjesë e “BBV3”.

“Kërkesa po, dëshira jo, nuk mendoj se jam natyra dhe karakteri që i përshtatet atyre formateve. Në “BBV” do më njihni për atë Eglin që është jashtë kornizës serioze, që është si fëmijë e qeshur, e hedhur dhe pak budallaqe…“, ka shtuar Egli./ tar