Nuk postoi asgjë për ditëlindjen e babait të saj të ndjerë, vajza e Michael Jackson sqaron gjithçka!

Paris Jackson kohët e fundit u përball me kritika të shumta në rrjete sociale, e vunë në shënjestër për mos postimin e një homazhi për babain e saj të ndjerë, muzikantin legjendar Michael Jackson. Të martën, 25-vjeçarja vendosi që të reagonte në Instagram për të qartësuar situatën. Ajo zbuloi se komentuesit kishin arritur deri në atë masë sa i kishin thënë që t’i jepte fund jetës së saj.

Në postimin e saj në Instagram, Paris shpjegoi se babai i saj, Michael Jackson, nuk e ka shijuar kurrë festimin e ditëlindjes së tij. Duke zgjedhur të mos postonte asnjë përmbajtje në nder të tij, ajo besonte se në fakt po i bënte babait të saj një akt kuptimplotë mjaft mirënjohës.

Ka pasur raste kur unë nuk postoj asgjë për ditëlindjen e babait tim dhe njerëzit humbasin toruan fare. Ata më thanë të vras veten dhe në thelb po matin dashurinë time për babain tim bazuar në atë që postoj në Instagram.