Në moshën 75 vjeçare ka ndërruar jetë ish-zyrtari i lartë në Adminsitraën e Bill Clinton, Bill Richardson, i njohur për angazhimet e tij diplomatike gjatë luftërave të përgjakshme në ish-Jugosllavi.
Për vdekjen e Richardson, ka raportuar CNN duke shkruar se “Ish-guvernatori i Nju Meksikos, Bill Richardson, një personazh i gjatë i politikës demokratike me radhë si Sekretar i Energjisë dhe ambasador i SHBA-së në Kombet e Bashkuara nën administratën e Klintonit, vdiq të premten”.
Gjithashtu për vdekjen e tij kanë reaguar edhe shumë politikanë amerikanë e gazetarë.
Richardson në vitin 1998, më 3 qershor, kishte takuar në New York ish-presidentin Ibrahim Rugova, ku edhe kishin diskutuar për situatën e rënduar në Kosovë.
Sad to hear that Gov. Bill Richardson has died. We last spoke in March about his tireless work to free American citizens unjustly detained abroad, including in Iran. https://t.co/uM64Dooahw
— Christiane Amanpour (@amanpour) September 2, 2023