Roma ka fituar me rezultat 1-2 në ndeshjen e parë në Ligën e Europës kundër Sheriff Tiraspolit. Tovac (57’) shënoi për Sheriffin derisa për Romën Talal (autogol 45+4’) dhe Lukaku shënuan për Romën që megjithatë nuk është në vendin e parë në Grupin G pasi që Slavia Praga fitoi me rezultat 2-0 ndaj Servette
Roma e ka nisur me fitore Ligën e Europës duke e mundur Sherif Tiraspolin me rezultat 1-2.
Pjesa e parë e kësaj ndeshje filloi e qetë dhe pa shumë raste të krijuara nga asnjëra skuadër.
Goli i parë erdhi në minutën e katër shtesë të pjesës së parë.
Goditjen e Parades e devijoi në gol Talali i Sheriff Tiraspolit e ku skuadra mysafire kaloi në epërsi.
Pjesa e dytë ishte me dinamike.
Vendasit e filluan mirë dhe arritën që të kthehen në lojë duke shënuar gol në minutën e 57-të.
Tovac ishte golashënues për Sherffin.
Por Roma do të shënonte golin e epërsisë pas një kundërsulmi të shpejt dhe pas një salloni në mbrojtje të skuadrës vendase për ta shënuar golin e dytë në minutën e 65-të.
Kjo është fitorja e radhës e Romës pas asaj që e bëri në Serie A ku mposhti Empolin me rezultat 7-0.
Kujtojmë se skuadra e Mourinhos nuk e nisi mirë Serie A ku në tri ndeshje pati dy humbje dhe një barazim.