Pas sfidës së Çekisë, sfidë e cila është planifikuar për t’u zhvilluar mbrëmjen e 12 tetorit, në “mitikun” e Tiranës, “Air Albania”, “legjionarët” e Kombëtares sonë do të ndeshen në një miqësore me përfaqësuesen e Bullgarisë.
Këtë të premte, Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerrë në shitje biletat për këtë ndeshje, në të cilën pritet që tekniku Sylvinho të bëjë një rotacion total në 11-shen titullare, ndryshe nga çka jemi mësuar në ndeshje zyrtare.
Njoftimi i FSHF-së erdhi me anë të një postimi në profilet zyrtare të Federatës në rrjetet sociale, ku jepen informacione më të detajuara në lidhjet me biletat e sfidës.