Milani ka triumfuar 2-1 në udhëtim te Roma në kuadër të javës së tretë në Serie A.
Pas vetëm nëntë minutash lojë, Rossonerët kaluan në epërsi me një penallti të realizuar nga Olivier Giroud, ndërsa u fitua prej Ruben Loftus-Cheek.
Milani vazhdoi me paraqitje të mirë edhe në vazhdim të pjesës së parë, duke rrezikuar me anë të Theo Hernandez (17’) dhe Christian Pulisic (22’).
45 minutat e dytë nisën po ashtu mirë për Milanin, duke realizuar edhe golin e dytë.
Ishte Rafael Leao, ai që dyfishoi epërsinë për skuadrën e tij, duke i dhënë më shumë vetëbesim bashkëlojtarëve.
Por, Fikayo Tomori bëri një gabim trashanik në minutën e 61-të, duke pranuar edhe kartonin e dytë të verdhë dhe duke u përjashtua nga derbi.
Romelu Lukaku debutoi te Giallorossët në minutën e 70-të, mirëpo nuk arriti të lë gjurmë, madje duke u ndëshkuar me karton të verdhë (85′).
Roma nuk u dorëzua deri në fund dhe ngushtoi epërsinë nç 2-1 me golin e Leonardo Spinazzolas (90+2′).
Pas javës së tretë, Milani vazhdon të jetë lider me nëntë pikë, ndërsa Roma vazhdon të jetë me një.
Në xhiron e katërt, Rossonerët zhvillojnë derbin më të madh në Serie A, atë kundër Interit (Derby della Madonnina), ndërsa Roma do ketë punë me Empolin.