Mickoski sfidon kundërshtarët: Nëse mendoni se jemi të përçarë – “bujrum” në zgjedhje!

Kreu i VMRO-DPMNE-SË, Hristijan Mickoskit tha sot se partia e tij është më e bashkuar se kurrë, ndërsa zërat për një përçarje apo ndarje eventuale i quajti si të pavërteta. Ai madje, sfidoi kundërshtarët politik që të shkojnë menjëherë në zgjedhje, për të parë, sipas tij, forcën e kësaj partie. Siç thotë Mickoski, ndarje dhe përçarje ka tek partitë e pushtetit e jo tek opozita.

“LSD do të donte të kishte ndarje, por jo vetëm që nuk ka ndarje, por partia nuk ka qenë kurrë më e bashkuar. Por nga ana tjetër, vërehet se si kur është votuar agjenda për ndryshime kushtetuese, vërehet se dy deputetë të koalicionit të LSD-së nuk kanë votuar. Në të njëjtën kohë do të shihni se nga BDI-ja çdo ditë po shfaqet dikush, madje kemi parti të reja politike, që do të thotë se ndarja është diku tjetër… Në VMRO-DPMNE ka një kohezion si asnjëherë më parë. Mënyra e vetme për të treguar se ku ka ndarje është të shpërndahet parlamenti dhe të shkojmë në zgjedhje. Të shohim se si do të jetë rezultati”, theksoi Mickoski.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo