Mexhiti: Hetimi për Onkologjinë vazhdon, nuk mund të zbulojmë më shumë detaje

“Nuk do lejojmë që të gjithë mjekët e Onkologjisë të futen në një kosh”, tha ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti në emisionin “Intervistë në Shenja”.

Duke folur për rastin e skandalit në Klinikën e Onkologjisë, Mexhiti rikonfirmoi se keqpërdorimi i ilaçeve për pacientët me kancer është bërë nga një infermiere të cilën e kanë përjashtuar nga puna. Ai shtoi se si ministër e ka inicuar hetimin e inspektoriatit shëndetësor në momentin që kanë lindur dyshimet e para për këtë rast. Mëxhiti poashtu tha se nuk mund të zbulojë më shumë detaje për rastin në fjalë për shkak të hetimeve që ende po vazhdojnë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo