“Për fat të mirë u shfaq lojtari më i madh në botë dhe zhbllokoi rezultatin e bardhë të ndeshjes. Leo shfaqet gjithmonë në momente kur mund të jetë e vështirë për të tjerët. Ai ka atë që e ka vetëm ai. Jemi të lumtur që e kemi këtu dhe e shohim të lumtur”.
Kjo frazë u shqiptua nga Cristian Romero, mbrojtësi argjentinas, pas fitores minimale ndaj Ekuadorit. Lionel Messi, gjeniu që vendosi fitoren me një goditje dënimi sensuale, me atë gol barazoi mikun e tij Luis Suarez si golashënuesi më i mirë i kombëtareve nga Amerika e Jugut në sfidat e tilla kualifikuese, me 29 gola.
“Është kënaqësi të barazohem me mikun tim Suarez. Ndeshjet kualifikuese të Botërorit thonë shumë për ne dhe për futbollin e Amerikës së Jugut. Është diçka shumë e bukur për ne të dy”, – tha Leo për rekordin e ri të arritur.
Messi më pas iu referua largimit të tij nga fusha në minutën e 88-të: “Në fund isha pak i lodhur, ndodhi kështu. Ndoshta nuk do të jetë hera e fundit që filloj të zëvendësohem gjatë ndeshjeve, por u ndjeva shumë mirë. Ishte një ndeshje e vështirë për t’u luajtur, shumë fizike, shumë e vështirë, por u ndjeva mjaft mirë”.
Lioneli tjetër, Scaloni, më vonë shpjegoi për Messin: “Më kërkoi zëvendësimin. Nëse jo, nuk do ta nxjerr nga fusha, të jemi të qartë. Nëse do të jetë mirë, Leo do të vijë me ne në Bolivi dhe do të luajë. Nëse nuk është në rregull, do të shohim se çfarë do të bëjmë”.
Tani për tani, mjekët e kombëtares së Argjentinës kanë siguruar se Messi nuk ka ndonjë lëndim konkret. Ata ia atribuojnë zëvendësimin lodhjes nga 11 ndeshjet në 45 ditë që ka luajtur tek Inter Miami pa bërë përgatitje parasezonale.