Xavi Hernandez ka pranuar se edhe ai duhet të përmirësohet, nëse duan që si ekip të regjistrojnë suksese edhe jashtë futbollit në Spanjë.
Që nga emërimi i tij si trajner i Barcelonës, klubi regjistroi suksese në Spanjë, mirëpo jo edhe në Ligën e Kampionëve e Ligën e Evropës.
Dhe, Xavi në një intervistë për “Marca” u pyet nëse po ndjente presion për të përmirësuar rezultatet.
“Unë? Po, gjithmonë, duhet të dëshmoj veten në çdo ndeshje, kjo është Barça. Të gjithë kemi presion të jashtëzakonshëm, por është një sfidë dhe mua më pëlqejnë sfidat. Janë sfida që i kam vënë vetes si trajner dhe si ekip. Bindni lojtarët dhe përcillni entuziazmin tek ata që ata të japin gjithçka”, tha ai.
Xavi gjithashtu theksoi se nëse do e kishin formën e njëjtë, si në La Liga edhe në Ligën e Kampionëve, ekipi i tij do të qëndronte më mirë.
“Unë kam qenë pozitiv që nga lindja. Nuk e di nëse është virtyt apo defekt. Jam i emocionuar, ndoshta duhet të ndalojmë euforinë. Ne i kemi bërë gjërat mirë [kundër Betisit], por tani duhet ta dëshmojmë veten çdo tre ditë”, deklaroi mes tjerash trajneri spanjoll.
43-vjeçari mori drejtimin e Barcelonës në nëntor të vitit 2021. Ai udhëhoqi “Blaugranët” drejt titullit të kampionit sezonin e kaluar (2022/23), si dhe drejt triumfit në Superkupën e Spanjës.