David Alaba shqetëson stafin teknik me në krye trajnerin e Real Madrid, Carlo Ancelotti.
Në sfidën e së mërkurës në kampionat ndaj Las Palmas, austriaku u zëvendësua në minutën e 40-të për shkak të një shqetësimi muskulor.
Ende nuk ka një njoftim të madrilenëve për gjendjen e mbrojtësit, por duket se do të jetë e vështirë që ish-lojtari i Bayern Munich të rikthehet në fushë para ndërprerjes së kampionatit nga kombëtaret.
Si rrjedhojë, Alaba pritet të humbasë edhe ndeshjen e rëndësishme në Champions League përballë Real Madrid dhe dy sfidat e kampionatit ndaj Gironës dhe Osasunës.
Kështu, trajneri Carlo Ancelotti duket se do të jetë i detyruar t’i besojë qendrën e mbrojtjes dyshes, Rudiger-Nacho.