Pagat e mësimdhënësve dhe punonjësve të tjerë në shkollat fillore dhe të mesme vazhdojnë të rriten. Si rezultat i përkushtimit për krijimin e arsimit cilësor të bazuar në mësimdhënës të motivuar, ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe kryetari i Sindikatit të Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Jakim Nedellkov, nënshkruan marrëveshje e cila parasheh rritjen e pagave të punonjësve në shkollat fillore dhe të mesme me 15%, duke filluar nga muaji vijues shtator.
Jam i nderuar që pikërisht gjatë mandatit tim si ministër i Arsimit dhe Shkencës në vitin 2022 dhe 2023, praktikisht në një periudhë vetëm njëvjeçare, pagat e mësimdhënësve janë rritur trefish, pra kumulativisht mbi 35%. Ky është vetëm konfirmim se realisht synojmë t’jua kthejmë mësimdhënësve dinjitetin të cilin e meritojnë në shoqëri, sepse ata janë hallka më e rëndësishme e procesit edukativo- arsimor nga e cila varet cilësia e gjeneratave që po krijohen dhe pa të cilët asnjë reformë nuk mund të ketë sukses”, theksoi Shaqiri.
Gjithashtu i kënaqur ndihet edhe kryetari i SASHK-ut, Nedellkov i cili theksoi se vetëm me mësimdhënës të motivuar mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për vendin. Ai gjithashtu u shpreh se si Sindikatë do të vazhdojnë të angazhohen për përmirësimin e të drejtave dhe mundësive të punonjësve arsimor edhe në të ardhmen ndërsa gjithashtu pret që së shpejti të arrihet pëlqim për ndryshimet në marrëveshjen kolektive me të cilën edhe më shumë do të stimulohet puna e mësimdhënësve që drejtpërdrejt t’i përcjellin njohurit tek nxënësit.
Gjitashtu, përveç rritjes së pagave, në ndërkohë vazhdojnë edhe trajnimet e vazhdueshëm të mësimdhënësve, si qëlllim i vetëm për të përforcuar vazhdimisht përgjegjësitë e tyre profesionale, duke Ju hapur mundësi për zhvillim në karrierë në titullin mentor dhe këshilltar. Gjatë periudhës 3 vjeçare, në titullin mentor, janë avancuar 250 mësimdhënës të shkollave fillore të cilët janë bartës të ndryshimeve që po ndodhin për ngritjen e cilësisë në mësimdhënie.
Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës ofrojnë mbështetje sistematike për mësimdhënësit. Po punojmë për vlerësim dinjitoz të punës dhe përkushtimit të tyre. Mësimdhënësitë janë të vlerësuar dhe respektuar për punën e rëndësishme të cilën e realizojnë – duke investuar në edukimin dhe arsimimin e fëmijëve të cilët janë e ardhmja e këtij vendi.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Gjendet 11-vjeçari i humbur në Tetovë, fëmija ka treguar se një person i kishte dhënë marihuanë
- Vdes një pacient 69-vjeçar nga gripi në Klinikën Infektive, viktima e dytë këtë sezon
- Batinca sonte nën rrethim policor: Kërkohet personi që vrau një oficer të ARM-së
- Nga gjykimi i rasteve më të mëdha deri te 350.000 euro të fshehura në mur: Profili i gjyqtarit të Apelit Gjoko Ristov
- 350 mijë eurot e gjykatësit maqedonas ishin fshehur në të njëjtën mënyrë siç veprojnë kartelët meksikanë të drogës
- Policia po kërkon intensivisht një të arratisur në disa vende sonte
- Situatë alarmante në MPB – Dibër, reagon ASH-ja e Taravarit
- Roamingu falas me vendet e BE-së do të bëhet realitet së shpejti
- Gruaja e ambasadorit Walker në gjendje stabile, lirohet pas trajtimit mjekësor në Viti
- Zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë së RMV-së, Bekim Sali, merr pjesë në Takimin e Lidershipit në Davos