Çifti i njohur, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi së fundmi kanë nisur pushimet familjare.
Dyshja kanë zbuluar përmes postimeve të ndryshme në rrjetet sociale se destinacioni i tyre i radhës është Afrika.
Në disa imazhe të radhës, moderatorja e famshme dukej në formë të mrekullueshme e veshur me bikini te zeza dhe një fustan plazhi model rrjete.
Në anën tjetër edhe reperi nga Kosova është shfaqur i veshur me shumë stil në një kostum ngjyrë rozë.
Ndërkohë, çifti nuk i kanë lënë anash as postimet me të bijën e tyre Marget, por duke u kujdesur që të mos zbulonin portretin e saj.
Kujtojmë që këto pushime të tyre vijë pas një sezoni angazhimesh për ta, prezantuesja me programin e saj televizive, ndërsa reperi me projekte të ndryshme muzikore dhe koncerte.