Liverpooli fiton pastër ndaj Aston Villas
Liverpooli ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në Premierligë.
Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp mposhti sot Aston Villan, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në elitën e futbollit anglez.
Ndeshja e zhvilluar në “Anfield” përfundoi me rezultatin e pastër 3:0.
Dominik Szoboszlai (3’), Matty Cash (22’ – autogol) dhe Mohamed Salah (55’) shënuan për fitoren e “Të Kuqve”.
Liverpooli pas kësaj fitore ka 10 pikë dhe renditet i treti në tabelë.
Aston Villa mbetet me 6 pikë dhe tani ndodhet në pozitën e 11-të.