Liverpool e fiton ndeshjen e parë në Ligën e Europës

Liverpooli e ka nisur me fitore ndeshjen e parë të grupeve në Ligën e Europës, ku e ka mundur LASK në Linz të Austrisë. Flecker (14’) shënoi golin e vetëm për LASK, kurse Nunez (56’), Diaz (63’), Salah (88’) shënuan për Liverpoolin

Liverpool ka arritur ta marrë fitoren e parë në Ligën e Europës duke e mposhtur Linzin e Austrisë dhe vazhduar kështu serinë pa humbje në gjashtë ndeshjet e para të sezonit të ri 2023/24.

LASK luajti më mirë në pjesën e parë, sidomos në 20 minutat e para ku krijuan disa mundësi të mira për shënim.

Goli i parë në këtë ndeshje do të vinte në minutën e 14. Flecker mori një top të mirë jashtë zonës së Liverpool, shikoj daljen jo të duhur të Kelleher për të lansuar një goditje të fuqishme për rezultat 1-0.

LASK kishte një rast në minutën e 31-të nga i cili ata kërkuan penallti, por gjyqtari në këtë ndeshje nuk mendoi kështu.

Nunez e pati rastin e parë për Liverpool në këtë ndeshje por goditjen e tij e priti Tobias Lawal.

Në pjesën e dytë luajti vetëm Liverpool, të cilët krijuan shumë shanse për shënim.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 56-të, me Nunez që shënoi nga penalltia, pasi që më parë Diaz ishte penguar duke u rrezuar në zonë të rreptësisë nga LASK.

Minuta e 63 prodhoi golin e dytë për Liverpoolin. Ishte Gravenberch që pasoi bukur për Luis Diaz. Kolumbiani nuk gaboi dhe kështu Liverpooli përmbysi rezultatin.

Vendasit u përpoqën që të kthehen në lojë, por Liverpool e mori situatën në dorë përsëri dhe arriti të goli i tretë.

Mohamed Salah mori një pasim në zonë nga Darwin Nunez dhe pasi që kaloi dy tre futbollistë shënoi për golin e tretë në minutën e 88-të.

Kjo fitore bën që Liverpooli të jetë në vendin e parë në Grupin E, ku është edhe Royal Union dhe Toulouse. Këto dy skuadra ndajnë vendin e dytë përkatësisht të tretë.