LAJMI I FUNDIT/Aksion policor në Klinikën e Onkologjisë

ë Klinikën e Onkologjisë në kompleksin klinik universitar “Nënë Tereza” në Shkup është duke u zhvilluar një aksion policor.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme e konfirmojnë aksionin, por nuk bëjnë të ditur detaje.

Paralajmërojnë se do të ndajnë më shumë informata, në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike, pas përfundimit të aksionit.

Një pjesë e mediave raportoi se aksioni vjen pas publikimit të informacioneve se punonjësit e klinikës në mënyrë të paligjshme u shesin barna pacientëve.