Kovaçevski: Nuk ka indikacione për çrregullim të stabilitetit në Maqedoninë e Veriut! Mbështesim veprimet e KFOR-it në Kosovë

-Ngjarjet të cilat ndodhën i dënoj fuqishëm dhe shpreh mbështetje të plotë për KFOR-in në të gjitha aktivitetet e ardhshme të cilat janë në drejtim të garantimit të paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon. Me shqetësim të madh e ndjekim situatën në Kosovë, dhe jemi në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me aleatët tanë dhe partnerët strategjik, kumtoi kryeministri Dimitar Kovaçevski në faqen e tij në Fejsbuk.

“Lidhur me gjendjen e sigurisë në shtet, qytetarët mund të jenë të qetë – ajo është stabile, pa kurrfarë indikacione për çrregullime të mundshme. Të gjitha institucionet e angazhuara për siguri, e ndjekin gjendjen me vigjilencë. Njëherë, në pajtim me informatat e ndara mes shërbimeve zbuluese të sigurisë dhe aleatëve tanë në Aleancën e NATO-s, nuk ekzistojnë indikacione të cilat tregojnë prishje të sigurisë në Maqedoni të Veriut”, thekson kryeministri në kumtimin e tij.

Ai bëri thirrje për deeskalim të ngjarjeve në Kosovë dhe për vazhdim të dialogut dhe zgjidhje të të gjitha çështjeve të hapura në mënyrë të qetë dhe demokratike.

“Është kyç përshpejtimi i integrimeve euroatlantike të Ballkanit Perëndimor, kjo është mënyra e vetme për sigurim të përparimit dhe stabilitetit në rajon, si dhe ulje të ndikimit të palëve ë treta destabilizuese. Rajoni duhet të shkojë përpara, qytetarët meritojnë prosperitet, të ardhme më të mirë dhe standard më të mirë jetëson”, thekson Kovaçevski.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo