Feronit Shanbani, së fundi i transformuar në Khattab, i njohur deri vonë me emrin e skenës Fero, po fillon një karrierë të re.
Pasi tashmë ish-reperi ka njoftuar ndjekësit e tij që po largohet nga muzika, ai ka marrë një rrugë tjetër si karrierën e tij të re
Arsyet pse ai la muzikën ishte se po i qasej fesë islame, dhe e kuptoi që aty muzika është e ndaluar, kështu është shprehur ai në një njoftim që ka bërë ai ne rrjetin e tij të Instagramit.
Fero, meqë më nuk mund të ketë të ardhura nga muzika e nga TikTok-u, ai po kërkon mundësi të tjera për t’i siguruar ato.
Gjilanasi pretendon t’i futet biznesit të kriptovalutave, pasi ai këtë e konsideron pune “hallall” në përputhje me parimet e fesë islame.
Ai transformoi veten rrënjësisht, gjithashtu edhe duke marrë një emër të ri arab, Khattab.
Kujtojmë që ndaj tij janë hapur akuza penale, nga ish-gruaja e tij modele, Arbenita Ismaili, për dhunë në familje.