Një 39 vjeçar në Tiranë u arrestua pas publikimit të një videoje duke keqtrajtuar një mace. U procedua penalisht një shtetas tjetër.
Njoftimi i policisë Tiranë:
Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një shtetas duke keqtrajtuar një kafshë (mace), ju sqarojmë se:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin dhe shoqërimin e autorit.
Në vijim të veprimeve, u shoqërua në komisariat shtetasi S. K., 39 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën një armë sportive, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.