Është deklaruar i pafajshëm kanadezi 22 vjeçar që akuzohet se në qershor të 2021-tës me automjetin e tij në Ontario vrau një familje myslimane.
Nathaniel Veltman, akuzohet se krimin e bëri duke u motivuar nga urrejtja fetare, raporton CBC, transmeton Klankosova.tv
Mbi të akuzuarin rëndojnë katër akuza për vrasje të shkallës së parë, dhe një akuzë për tentim-vrasje.
Tre breza të familjes Afzaal u vranë, njëra nga viktima ishte 15 vjeçare, ndërsa nëntëvjeçari që u plagosë rëndë arriti të mbijetonte.
Viktimat ishin duke u shëtitur mbrëmjen e 6 qershorit të 2021-tës, kur u vranë.
Veltman u arrestua menjëherë pas sulmit në një parking afër xhamisë më të vjetër të Londrës, ku familja Afzaal ishin anëtarë të përkushtuar.
Sulmi dërgoi valë pikëllimi dhe frike në të gjithë Kanadanë, ndërsa komuniteti mysliman i ngushtë i Londrës u pikëllua për humbjen e kësaj familje.
Ndërsa Gjyqi i Gjykatës së Lartë pritet të zgjasë rreth tre muaj.