Kadyrov krenar me djalin e tij të mitur, publikon videon e të birit duke rrahur njëri prej të burgosurve për djegien e kuranit

Ramzan Kadyrov, udhëheqës i rajonit rus të Çeçenisë, është shprehur krenar me djalin e tij të mitur, pasi ai e ka rrahur njëri prej të burgosurve për djegien e kuranit.

Kadyrov postoi në rrjetin e tij social, një video ku shihet një i ri duke grushtuar dhe shkelmuar një burrë tjetër, i cili ishte përkulur në një karrige përpara se ta rrëzonte në dysheme dhe ta godiste me kokë.

Udhëheqësi çeçen, i cili e paraqet veten si një aleat i vendosur i presidentit rus Vladimir Putin, thotë se ai po publikon videon për të pastruar të gjitha dyshimet nëse incidenti ka ndodhur vërtet, raporton Reuters.

 

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo