Juventusi fiton minimalisht ndaj Lecces

Pas humbjes ndaj Sassuolos, Juventusi është rikthyer te fitorja në Serie A.

Skuadra e drejtuar nga Massimilano Allegri mposhti sonte Leccen, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë.

Ndeshja e zhvilluar në “Allianz Stadium” përfundoi me rezultatin 1:0.
Golin e vetëm dhe të fitores për “Zonjën e Vjetër” e shënoi Arkadiusz Milik, në minutën e 57-të.

Ylber Ramadani ishte titullar edhe sonte te skuadra vendase dhe luajti për 69 minuta.

Juventusi pas kësaj fitore ka 13 pikë dhe tani renditet i dyti në tabelë.

Lecce me 11 pikë ndodhet në pozitën e katërt.