Jasir Asani në garë për golin më të bukur, UEFA hap votimin

Supergoli i Nedim Bajramit kundër Republikës Çeke mrekulloi të gjithë, por jo votuesit në faqen zyrtare të UEFA-s. Goditja fantastike e mesfushorit nga rreth 30 metra në atë barazim që Shqipëria mori në Pragë humbi duelin për golin më të bukur të raundit të katërt në kualifikueset e Euro 2024. Numrin më të lartë të votave e mori kjo goditje fluturimthi e Sandro Wolfinger.

Mesfushori lëshoi një silurë të vërtetë për të realizuar golin e parë për Lihtenshtejnin në këto kualifikuese, gjithsesi kjo nuk i mjaftoi për të marrë pikën e parë në grup. 32-vjeçari shënoi në atë humbje 2-1 ndaj Bosnje Hercegovinës për të fituar edhe duelin me Tshuamenin e Francës dhe Robert Lewandowskin që shënoi në portën e Ishujve Faroe.

Kjo është hera e pare, kur kanë marrë pjesë që lojtarët kuqezi dështojnë për të marrë shumicën e votave për golin më të bukur në faqen e UEFA-s. Deri më tani këtë çmim e kanë siguruar, Kristjan Asllani dhe Jasir Asani, i cili është sërish në garë. 28-vjeçari shënoi në mënyrë spektakolare në portën e Polonisë për t’i hapur udhë asaj fitoreje të rëndësishme me aromë Europiani.

Në garë gjenden edhe realizimet e Zhoao Feliks i Portugalisë, Trosard i Belgjikës dhe Samorodov i Kazakistanit. Të gjithë kanë mundësi për të votuar për golin më të bukur në website zyrtar të UEFA-s në internet