Interi ka pësuar humbje në shtëpi ndaj Sassuolos.
Zikaltrit u mposhtën me përmbysje 1:2 ndaj Sassuolo, në kuadër të javës së gjashtë në Serie A.
Ishin vendasit që kaluan të parët në epërsi nëpërmjet Dumfries në sekondat e fundit të pjesës së parë.
Nedim Bajrami barazoi rezultatin me një gol të bukur në minutën e 54-të të takimit.
Nëntë minutë më vonë, Berardi shënoi për fitoren e mysafirëve, shkruan Gazeta Express.
Me këtë triumf, Sassuolo ngjitet në vendin e tetë me nëntë pikë, kurse Inter mbetet lideri me 15, aq sa ka edhe Milan një pozitë më poshtë.