I shkatërrojnë banesën Adelina Tahirit, hajdutët i vjedhin sendet me vlerë

Këngëtares shqiptare, Adelina Tahiri i është shkatërruar dhe grabitur banesa e saj në Selanik të Greqisë.

Ngjarja ka ndodhur në fund të muajit gusht, ku mësohet se hajdutët kanë pasur në fokus këngëtaren, së cilës i kanë vjedhur shumë sende me vlerë.

Në këtë banesë, Adelina kaloi pushimet me djalin dhe me motrën e saj.

Edhe pse këngëtarja nuk ka reaguar personalisht për incidentin, në media raportohet se ngjarja ka ndodhur në fund të muajit gusht.

Ndërkaq, mësohet gjithashtu se grabitësit nuk janë kapur ende nga Policia.