Hoti: Personat e armatosur janë të rrethuar, kemi marrë masat e sigurisë

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, ka thënë se në sulmin e së dielës në veri deri më tash është një rreshter policor i vrarë, ndërsa janë edhe dy të lënduar. Njëri nga arma e zjarrit.

Ai në konferencë për media me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se nuk ka informata nëse ka ndonjë viktimë nga grupi që ka sulmuar Policinë e Kosovës.

“Këta persona, që posedojnë kalibër të ndryshëm të armatimit, janë të rrethuar. Kemi marrë masat e sigurisë, kemi vendosur perimetrin e sigurisë”, ka thënë Hoti.