Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka kujtuar heronjtë Vesel Demaku, Valdet Xhemajli e Afrim Hajdari dhe familjen Deliu në 25 vjetorin e rënies.
“25 vjet nga rënia heroike e luftëtarëve të lirisë, Vesel Demaku, Valdet Xhemajli dhe Afrim Hajdari. Mësuesi me dy nxënësit e tij, që nuk lëshuan pozicionet deri në frymën e fundit, për të mbetur frymëzim trimërie në rrugën drejt lirisë”, ka thënë Haradinaj.
Ai po ashtu ka kujtuar familjen Deliu e cila ishte ekzekutuar nga forcat serbe.
“Po atë ditë, në Abri forcat serbe ekzekutuan familjen Deliu, duke mos kursyer askënd, nga foshnja disa muajshe e deri te plaku 94 vjeçar. Ata ishin të pafajshëm, por askush nuk u dënua për vrasjen e tyre! Të paharruar janë ata që sakrifikuan për Atdheun! Nderimi për ta do të jetë i përhershëm”, është shprehur Haradinaj, transmeton Klankosova.tv.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Ohër: 83-vjeçarja pëson lëndime të rënda nga goditja e automjetit
- Gazetari nga Gostivari braktis vendlindjen dhe merr rrugën drejt mërgimit
- Kasami: Sa të jetë Ahmeti kryetar i BDI-së, nuk ka koalicion me atë parti
- VLEN: Të bashkuar në qeverisje, të vendosur për vitin e reformave dhe projekteve madhore
- Nikolovski: Takimi i liderëve është akt vullnetar, LSDM po shndërrohet në Levicë, ndërsa Levica në LSDM
- Ramadani nga ASH: Qeveria teknike nuk duhet shndërruar në mjet presioni politik
- Qeveria e miratoi propozimin e Komisionit për nominimin e kandidatëve për gjyqtar në GJEDNJ
- Dy burra në qytetin e Negotinës kishin orgji homoseksuale, njëri pěrdhunoi një të mitur 14-vjeçar, policia u ngrit padi penale
- Në Vevçan mbahet karnavali tradicional
- VLEN largon nga puna Burhanin, invalid në karocë!