Guardiola rikthehet në krye të Cityt pas operimit

Pasi iu nënshtrua një intervenimi kirurgjik në shpinë pak javë më parë, trajneri katalunas është rikthyer në krye të ekipit të Manchester Cityt.

Kampioni i Evropës me “Citizens” e drejtoi ekipin dhe sot paradite, njofton klubi anglez.

Guardiola ishte detyruar të shkonte me urgjencë në Barcelonë për ta kryer intervenimin kirurgjik.

closevolume_off
City ka njoftuar se trajneri i tyre është shëruar plotësisht dhe se mund të rikthehet në bankinë.

Në mungesës të tij, ekipi i ishte besuar asistentit Juanma Lillo, në sfidat kundër Sheffield (2:1) e ndaj Fulham (5:1).

Nëse nuk ndodh ndonjë befasi, Guardiola do të jetë prezent në vazhdimin e kampionatit këtë të shtunë kur kampionët anglezë dhe evropianë do të luajnë në shtëpi me West Ham Unitedit.

Me katër fitore në katër ndeshjet e para të sezonit të ri, Erling Haaland me shokë janë të vetmit në Premierligë që s’kanë lënë t’ju ikën nga duart as edhe një pikë e vetme dhe konsiderohen si favoritë për ta fituar prapë titullin e kampionit në Angli.