Goditja e gabuar e Ronaldos ka pasoja, kameramani përfundon në spital (VIDEO)

Kalimi i shumë yjeve në kampionatin e Arabisë Saudite ka bërë që interesi të jetë shumë i lartë krahasuar me vite më parë. Al Nassr vazhdon marshimin drejt kreut të Saudi League, që aktualisht mbahet nga Al Hilal.

Skuadra e Cristiano Ronaldo-s ka fituar 3-1 mbrëmjen e së shtunës në shtëpinë e Al Raed falë golave të portugezit, Mane dhe Tallisca-s. CR7 ka provuar të shënojë golin e dytë personal në të gjitha mënyrat. Kryesisht nga goditjet e dënimit dhe një nga këto është bërë virale në rrjetet sociale.

Një nga këto gjuajtje ka përfunduar në fytyrën e një kameramani. Një tifoz i pozicionuar mbrapa portës drejt së cilës ka gjuajtur Ronaldo ka filmuar gjithçka. Kameramani po ndiqte gjuajtjen e portugezit dhe në një moment të caktuar është goditur nga topi në fytyrë.